​“Tajlanda e vogël” në Evropë, France 2 promovon Shqipërinë

Shqipëria “Tajlanda e Vogël” në Evropë… Kështu cilësohet vendi ynë përmes një kronike të realizuar nga televizioni publik “France 2”, i cili fton shikuesit e vet të zbulojnë Shqipërinë.

Përmes reportazhit të realizuar në brigjet e Jonit, ku promovohen njëkohësisht edhe sitet arkeologjike, “France 2” sjell po ashtu dëshmi të turistëve të huaj që pushojnë në Shqipëri.

“Kudo që të ndodheni, deti dhe malet janë para syve tuaj në horizont. Në bregdet një det akuamarinë. 4 orë nga Parisi, Shqipëria është një destinacion lehtësisht i arritshëm në Europë. E mbiquajtur si “Tajlanda e vogël” nga banorët gjendemi në Ksamil me ujin e tij ngjyrë gurkali, një plazh shumë i preferuar nga turistët”, thuhet në reportazhin e “France 2”.

“Uji, deti është fantastik. Ngjyra është si në Maldive”, thotë një turiste.

“Është me të vërtetë shumë bukur. Deti është shumë i pastër, është si në parajsë. Raporti cilësi-çmim është gjithashtu shumë i mirë. Një zgjedhje e shkëlqyer për vlerën e shpenzuar”, shprehet një tjetër turist.

Një çift turistësh francezë kanë zgjedhur një vilë me pishinë dhe pamje nga deti Jon. Të magjepsur nga vendndodhja, ata paguajnë 75-140 euro nata në mes të sezonit.

Patrice Pappas shprehet se “vendi në të cilin jemi këtu nëse do të mund ta spostonim në Cote DÁzur, do të paguanim 7-10 herë më shumë nga atë që paguajmë këtu. Shtëpia ka 80 metra katrorë me sallon, kuzhinë, dy dhoma të menaxhuara nga pronari i saj, Herve Loiselet, i cili jeton në Shqipëri prej 20 vitesh.