20 milion lekë për rehabilitim të lumenjve dhe mbrojtje të tokave bujqësore – Shpallet tenderi

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur tenderin për ‘Projektim rehabilitim objektesh dhe mbrojtje lumore’ për bashkitë e Lezhës, Kurbinit dhe Shkodrës.

Sipas njoftimit fondi limit për këtë projekt është 20,833,333.00 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve në tender është data 23-11-2021, ora 10:00.

Objektivi kryesor është rritja e aftësisë ujitëse dhe te kullimit te këtyre veprave dhe mbrojtja nga përmbytja e tokave bujqësore si për rrjedhojë edhe rritja e prodhimit bujqësor, punësimit dhe mirëqenies në zonat ku shtrihen skemat ujitëse dhe kulluese.