Britney Spears do të bëhet nënë për herë të tretë

Britney Spears do të bëhet nënë për herë të tretë.

 

Pasi këngëtarja e “Womanizer”, njoftoi se ajo dhe i fejuari i saj Sam Asghari do bëhen prindër, i shpejt ishte edhe reagimi i modelit të njohur në rrjetet sociale.

Martesa dhe fëmijët janë një pjesë e natyrshme e një marrëdhënieje të fortë të mbushur me dashuri dhe respekt. Atësia është diçka që e kam pritur gjithmonë me padurim dhe nuk e marr lehtë.”- shkroi ai.

Sam postoi foton e dy luanëve me një këlysh teksa shtoi më tej: “Është puna më e rëndësishme që do të bëj gjithë jetën time”.

 

 

Mbrëmjen e djeshme Britney – nënë e djemve Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, që erdhën në jetë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Kevin Federline – njoftoi se ishte shtatzënë duke ngritur pikëpyetje me shkrimin e saj. Ylli shkruante herë se ishte shtatzënë, herë se ishte shtatzëni nga ushqimi…

Ajo e nisi statusin duke shkruar se kishte vënë re se kishte filluar të fitonte peshë pas një udhëtimi në Maui me modelin: “Kështu që bëra një test shtatzënie. … dhe uhhhh mirë … do bëhem me një fëmijë.” Britney  vazhdoi më tej statusin e saj “Nuk do të dalë aq shumë tashmë” referuar paparacëve.

Duke reflektuar mbi përvojën e saj si një personazh i famshëm shtatzënë që është në qendër të vëmendjes, Britney shkroi: “Është e vështirë sepse kur isha shtatzënë kisha depresion perinatal … Më duhet të them se është absolutisht e tmerrshme. Gratë nuk flisnin për këtë në atë kohë … disa njerëz e konsideruan të rrezikshme nëse një grua ankohej, por tani gratë flasin për këtë çdo ditë … faleminderit Jezus nuk duhet ta mbajmë më sekret këtë dhimbje”. Këngëtarja shtoi se tani ka në plan “të bëjë joga çdo ditë” në vend që të dalë jashtë. Ajo e mbylli statusin e saj me një shënim për fansat ku shkruhej: “Shumë gëzim dhe dashuri!!!”

 

 

Britney dhe Sam u takuan gjashtë vjet më parë në xhirimet e videoklipit të saj “Slumber Party.”  Ata filluan të takoheshin dhe modeli i propozi  për martesë në shtator 2021 me një unazë diamanti 4 karatësh. Ajo shpesh i referohet atij si “burri i saj”.