2021 ishte viti më i suksesshëm në historinë e Porsche, kompania shpërblen punonjësit me bonuse prej 7.900 euro

Gjatë prezantimit të sukseseve të vitit të kaluar, i pari i Porsche, Oliver Blume, 53-vjeç, ka thënë se ishte viti më i suksesshëm në historinë e kompanisë gjermane.

Shitja është rritur për më shumë se 15 për qind – pra në 33 miliardë euro. Rezultatet përfundimtare janë 4 miliardë euro shtesë.

E pasi që ka korrur sukses, kompania vendosi që një pjesë të hyrave t’i ndajë me punonjësit – duke ju siguruar bonuse prej 7.900 eurove.

Kjo shumë është për 50 euro më e lartë krahasuar me një vit më parë. E këtë bonus punonjësit kanë vendosur ta ndajnë për fondin që ndihmon refugjatët ukrainas, që kanë ikur nga makineria vrastare e Rusisë.