Jemi mësuar të na bëjë të qeshim, por ja se ku dhe në bashkepunim me kë vjen Flor Binaj, duke filluar që nesër

Gjithçka është gati tashmë dhe “Piranjat” e ABC pritet të futen në aksion. Emisioni investigativ “Piranjat” ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe pritet që të fillojë transmetimin nesër.

Studiot janë gati, moderatorët, gazetarët dhe teknikët po ashtu. Askush nuk e dinte gjer sot, por drejtues i emisionit do jetë aktori Florian Binaj, kurse prezantuese këngëtarja Arilena Ara.

“Piranjat” pritet të fri.kësojnë çdokënd që ka ngjyer sadopak duart me paratë publike duke u bërë zëri kryesor në ekran i problematikave të shoqërisë, ndërsa nuk do të mungojnë situatat gazmore.

Sigurisht, edhe njerëzit e kapur “mat” dhe investigimet në thellësi, sepse në fund të fundit, asgjë nuk mund të rrijë e fshehtë përgjithmonë në Shqipëri.

Të martën në orën 21:00 dhe në vijim, në ekranin e ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë, sepse “Piranjat” janë programi televiziv ku çdo gjë mund të ndodhë dhe askush nuk është i sigurt.

Flor Binaj më parë ka qenë te Portokalli. Ai la karrierën e tij si aktor i humorit në Top Channel pas 18 vitesh për një problem të vjetër: të drejtat e autorit.