Cfarë është Fast-Fashion dhe cila është e ardhmja e tij?

Kur flitet për veshjet dhe pasionin për to nuk mund të mungojnë personazhet e filmave klasikë të kësaj teme siç është edhe Rebecca e ‘The girl ëith the green scarf‘, personazhi karizmatik i varur pas Shopping-ut, që zgjon nga pak këtë varësi që ekziston tek secili nga ne.

Tu dukurit apo tu vetëndjerit të veshur bukur është renditur si një nga arsyet kryesore pse njerëzit janë të lumtur. Por është vërtet tu dukurit bukur arsye lumturie pavarësisht varësisë që ajo krijon? Mbase po, mbase jo.

Që nga koha kur njeriu jetonte i shkrirë me natyrën deri më sot kanë ndodhur shumë ndryshime nga pikëpamja njerëzore. Periudha të ndryshme historike kanë ndikuar njëherazi edhe në mënyrën sesi ne vishemi. Në kohën e mbretërive, njerëzit e pasur zhvillonin mbrëmje festive, në të cilat me anë të Kodit të Veshjes kuptohej dhe hierarkia e tyre në shoqëri. Në periudha luftrash veshjet u orientuan drejt një stili më të sigurt dhe më komod e ndërsa sot jemi përpara një shoqërie që ndryshon shpejt dhe ka një ritëm jete për të cilin të duhen hapa galopant që ta arrish.

Destabiliteti ekonomik e politik influencon drejtpërdrejtë mënyën sesi vishemi dhe kjo ishte arsyeja pse firmat e pizhamave apo veshjeve të gjumit arritën rekord shitjesh gjatë pandemisë e megjithatë një tjetër hot topic është Industria e ‘Fast fashionit’, e cila gjeneron afro 38,2 miliardë dollarë në vit, dhe të gjithë mendojnë se s’është akoma temë mjaftueshëm e rëndësishme për tu trajtuar.

Fast fashion-i është fiks si fast food-i, sasi dhe ngopje për një stomak të uritur por pa cilësi dhe përmbajtje. Fast fashion janë të gjitha trendet e përqafuara pa u mundur aspak të kontekstualizohen dhe përshtaten me trupat e larmishëm të gjithësecilit. Stili i shkujdesur i yjeve te Hollyeood-it kur dalin marrin kafen e mëngjesit pas një HANGOVERI, shkakton gjithnjë e më shumë influencë sesa filmat me Ava Gardner dhe Audry Hepburn. Gjenerata Z, por jo vetëm ata, kanë rrëmbyer çdo trend kalimtar dhe e përdor atë ku të mundet duke mos patur asnjë përgjegjësi për të respektuar vendin apo motivin.

Auto-Skicë

Trendi i tutave dhe bluzave të shkurtra të palestrës, ishte diçka që deri para pak vitesh nuk mendohej ta kalonte pragun e shtëpisë apo sallës së zumbës, por ja që tani mikesha që ju keni ftuar për darkë do t’ju nderojë me një veshje të ngjashme. Të punosh në zyrë me tuta teksa flet për çështje juridike, apo të japësh mësim matematike me bluzë të shkurtër palestre, apo të shkosh në festë diplomimi me atlete dhe çorape sportive duket se është e ardhmja e sigurt që na pret. Pa dashur t’ja dish se je kryeministër, mund të shkosh në Bruksel me atlete përshembull. Nëse “Fast fashion” do të ketë një sfilatë, atëherë kryeministri ynë duhet të jetë sigurisht “model i parë”.

Trende të tilla të shkujdesura, në dukje të pamenduara mirë, ndikojnë në psikologjinë tonë duke na bërë më të pasjellshëm ndaj kodeve të etikës dhe veshjes që ekzistojnë në vende të caktuara, më pak empatikë për tu menduar më gjatë se si do vishesh në darkën me mikeshën tënde apo edhe më dembel dhe të pamotivuar duke i rënë shkurt.

Pa e vrarë shumë mendjen se a i shkon një vajze të mbushur një bluzë që i thekson kilet e tepërta apo streçet e tejdukshme, kardashianizmi i veshjes në përditshmëri po ndodh.

A iu shkojnë të gjithëve streçet? Përjashto përqindjen e vogël të atyre që natyra i ka bekuar me linja perfekte, a është e pranueshme për syrin tonë që nesër kur të shkojmë në një bankë, arkëtarja të mos jetë e veshur me këmishë por me crop top?  A do jetë njësoj bota, nëse femrat harrojnë takat duke ua lënë ato meshkujve dhe duke mos veshur fundin e zi, shkëlqyesin dhe klasiken që deri dje mendonim se nuk vdes kurrë? Dyshoj.

Fast fashioni nuk është gjithashtu një lajm i mirë për planetin. Me këtë ritëm, deri në vitin 2050 industria e modës mund të përdorë pothuajse një të katërtën e sasise së karbonit në botë. Riciklimi, dhurimi dhe pershtatja e veshjeve eshte zgjidhja alternative, apo askush sme pyeti? Nejse, siç thoshte dhe Karl Lagerfeld ditën që keni blerë një palë tuta keni humbur kontrollin e trupit tuaj. ju si thoni? Ndiheni njësoj kur vishni tuta dhe kur vishni fustan?