21 milion euro për eficencën e energjisë Investimi/ Rehabilitim për 19 konvikte të Qytetit Studenti dhe 3 godina të reja me konsum të ulët

21 milion euro është vlera e investimit për rehabilitimi i Konvikteve të Qytetit Studenti I sipas Parimit të Eficencës së Energjisë. Sipas delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, kjo shumë është dhënë nga Qeveria Federale Gjermane përmes KfW-së së bashku me një marrëveshje granti prej 4.78 milionë eurosh të dhënë nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Këto fonde u shtohen fondeve grant prej 9.4 milionë eurove të dhëna tashmë nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për të njëjtin qëllim. Projekti përfshin rehabilitimin sipas parimit te eficencës së energjisë të konvikteve dhe ndërtimin e të paktën 3 godinave të reja bazuar mbi Master Planin e Qytetit Studenti I. Rehabilitimet do të bazohen tek auditimet stukturale të energjisë së 19 konvikteve që do të bëhen gjatë ‘Programit për Rehabilitimin e Konvikteve të Qytetit Studenti I sipas Parimit të Eficencës së Energjisë‘.

Qëllimi i projektit është të rrisë eficencën e energjisë në ndërtesat e përzgjedhura, duke ulur konsumin e energjisë elektrike me 20% mesatarisht në krahasim me nivelet e konsumit para rehabilitimit, ndërkohë që edhe 3 godinat e reja do të jenë ndërtime me konsum të ulët energjie. Kursimi I energjisë përmes aplikimit të masave të eficencës është tejet i rëndësishëm për të reduktuar konsumine  për pasojë edhe shpenzimet për blerje energjie për plotësimine  nevojave të furnizimit.