3 mënyra si mund ta përdorim Instagram Story për të reklamuar biznesin

Për shkak se Stories zhduken pas 24 orësh, janë shansi yt për të eksperimentuar me metoda të ndryshme kreative.

Më shumë se 500 milionë njerëz përdorin Instagram Story çdo ditë. Si markë, kjo ju jep mundësinë për të arritur dhe për t’u angazhuar rregullisht me një audiencë shumë të madhe. Në fakt, më shumë se një e treta e “stories” më të para vijnë nga marka të ndryshme. Ja disa gjëra që duhet t’i mërrni parasysh:

  1. Zbulohuni

Hashtags dhe geotags mund të të ndihmojnë që audienca jote e targetuar të të zbulojë. Kur i shton këto në story-t e përshtatshme, do të të ndihmojnë që të rrisësh numrin e ndjekësve duke u fokusuar në fitimin e konsumatorëve kualitativë.

  1. Krijo kontent angazhues

Instagram Stories dalin vertikalisht dhe përdorin gjithë ekranin e telefonit. Ka shumë funksione të cilat janë specifike për Stories dhe nuk ekzistojnë për postet normale. Mëso cilat funksione janë të duhurat për ty dhe eksperimento me to, në mënyrë që kontenti yt të jetë kreativ dhe ndryshe nga gjithë të tjerët. Përdor funksionin ‘Poll’ për të marrë feedback në vendime të ndryshme biznesi, si për shembull cilin produkt do donin të lançosh, etj.

  1. Monitoro performancën

Duke kuptuar analitikën e ofruar nga Instagram, mund të ndjekësh suksesin e Story -t e tua. Kushtoji vëmendje shkallës së përfundimit (completion rate, apo përqindja e audiencës që ka parë gjithë Story -t që ke hedhur), pasi është një matës i rëndësishëm për të kuptuar performancën tënde. Kjo do të të ndihmojë të kuptosh se cili lloj i kontentit funksionon më së miri për të dhe mund ta përmirësosh gjatë rrugës.