5 këshilla për marketing më të mirë përmes email-it

Email-i është një mjet shumë i fuqishëm marketingu, por shumë biznese nuk e kuptojnë potencialin që ka. Konsulentët e marketing-ut të GeldTrade na tregojnë 5 mënyrat për ta përmirësuar fushatën tuaj të email-it.

  1. Personalizo përmbajtjen e email-it

Shumica e marketuesve janë të ndërgjegjshëm për përfitimet e personalizimit të përmbajtjes së email-it, por shumica nuk e marrin seriozisht. Emaili-i i personalizuar është një prej mënyrave më të mira për të rritur efikasitetin e marketingut të email-it. Sipas statistikave, email-et e personalizuara sjellin 6 herë më shumë reagime nga konsumatorët se sa email-et pa personalizim.

Personalizim nuk do të thotë thjesht përfshirja e emrit të kontaktit në pjesën e parë të email-it. Do të thotë ndarja e audiencës në disa grupe. Pastaj, mund të dërgoni email-e më relevante për çdo grup. Një ëebsite që specializohet në dasma e arriti një gjë të tillë duke bërë këtë pyetje: A po bëni blerjen si çift, apo për një çift? Në këtë mënyrë ata ndanë audiencën në dy grupe, dhe mund të kontrollojnë se çfarë u dërgohet të dyja grupeve.

  1. Shmangni përdorimin e disa fjalëve

Filterat e spam-it ekzistojnë për të parandaluar shpërndarjen e email-eve keqdashëse tek audienca. Sigurisht, spammer-at përdorin fjalë të cilat vetë bizneset kanë tendencën t’i përdorin. Kështu që filterat po bëhen më të sofistikuar, duke lejuar vetëm email-et vetëm email-et e vërtetë në inbox-in e njerëvze. Prandaj edhe duhet të minimizoni përdorimi e fjalëve si “ofertë”, “50% ulje” apo fjalë të ngjashme.

  1. Ndrysho kohën e dërgimit të email-eve

Qëllimi këtu është të kapen njerëzit që sapo kanë hapur email-in për ta kontrolluar apo janë duke e bërë një gjë të tillë. Kjo do e shfaqë email-in tuaj në majë të listës së inbox-it. Sa më shumë kohë të kalojë nga dërgimi i email-it tuaj deri sa konsumatori të futet në inbox, aq më pak shansa ka që email-i juaj do lexohet.

Gjithashtu nuk është gjë e mirë që të dërgosh email-in reklamues në një kohë kur të gjithë e bëjnë të njejtën gjë, kështu që provo ta bësh dërgesën gjatë fundjavës. Studimet thonë që shumica e bizneseve nuk fillojnë fushatat në fundjave, kështu që do kesh më pak konkurrencë.

  1. Sigurohu që ke një listë të mirë me adresa email-i

Shpesh krenaria më e madhë e disa sipërmarrësve është të tregojnë sa shumë njerëz kanë në listën e tyre të email-eve. Gjithsesi, listat e gjata nuk kanë asnjë vlerë nëse njerëzit në të nuk janë të angazhuar.

Ka shumë mënyra të sigurohesh që lista jote e email-it është e angazhuar. Kërkon largimin e disa abonuesve të vjetër dhe joaktivë, por në fund, do ju ndihmojë të bëni fushata më fitimprurëse. Gjëja e parë është të kontrolloni adresat që janë pësëritur disa herë. Gjithashtu mund të përdorni shërbime që verifikojnë email adresat. Këto shërbime gjejnë adresat joaktive dhe i heqin nga lista juaj.

  1. Optimizoni email-in për mobil

Numri i njerëzve që hapin email-et në telefon është më i madh se i atyre që përdorin desktop. Për ta siguruar efikasitetin e fushatës suaj, optimizoni përmbajtjen për këto pajisje. Disa këshilla:

  • Mos shkruani fjali të gjata në ‘subject’
  • Përdorni dizajne email-i me një rreth
  • Mbani dizajnin e email-it nën 600 piksel
  • Përdorni font më të madh (13 ose 14 piksel)

Përfundimi

Marketingu përmes email-it mund të jetë mënyra më e mirë për ta rritur biznesin tuaj. Për më shumë se një dekadë, ka mbetur forma më fitimprurëse e marketingut digjital. Prapë se prapë, shumë biznese harrojnë t’i optimizojnë fushatat e tyre për të maksimizuar të ardhurat potenciale. Kështu që, sigurohuni që personalizimi i përmbajtjes që dërgoni është në nivelin e duhur dhe mos bjerni në grackën e njejtë si konkurrenca juaj.