Dimri ka tendencën të na largojë nga fustanet pasi ndryshe nga ç’ndodh në verë, gjatë këtij sezoni na duhet t’i stilojmë pak më gjatë. Sidoqoftë, përpjekjet ja vlejnë nëse në mendje e keni të qartë si do ta vishni.
Madje nxirrni dhe fustanin më veror që keni, pasi fare mirë mund ta vishni edhe në mes të dhjetorit. Se si, frymëzoheni më poshtë:
1. Një fustan kremi + xhaketë e kuqe
2. Fustanin e zi prej mëndafshi e vishni me një golf të bardhë të hollë
3. Një fustan kaq festiv + geta me detaje të veçanta
4. Xhaketë e zezë + fustan i gjatë
5. Një fustan i zi oversize + jelek
6. Një fustan floral + çizme të bardha
7. Fustan me printe + pallto
8. Pulovër + sarafan + kambale