84 milion lekë për ferma organike në Belsh dhe Kolonjë – Shpallet tenderi

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur përmes APP tenderit për “Ngritja e fermës organike me të mbjella arorë në Bashkinë Kolonjë” dhe “Ngritja e fermës organike 44 ha me bimë medicinale”, në Bashkinë Belsh.

Sipas informacionit të publikuar në APP fondi limit për këto tre projekte është përkatësisht:

  • 48,073,825.50 Lekë
  • 35,259,507.00 Lekë.

Ndërkaq data e mbylljes së aplikimeve është 19 Nëntor 2021, ora 11:00 ndërsa kohëzgjatja e punimeve është e pacaktuar në dokumentet e projekteve.