9 gabime që duhen shmangur sa herë vishni streçe

Pjesën më të madhe të kohës, kur mendojmë për streçe i lidhim me palestrën, dimrin, pallton, por praktikisht i përdorim në çdo muaj të vitit.

Duke qenë kaq të preferuara për ne, e mira është t’i veshim siç duhet dhe të shmangim gabimet që na bëjnë të dukemi jo siç e meritojmë. Për çfarë gabimesh e kemi fjalën? Hidhini një sy listës më poshtë!

1.

Zgjidhni gjithmonë streçe me bel të lartë!

2.

Qëndroni larg printeve me shkëlqim apo atyre me shumëllojshmëri ngjyrash.

3.

Nëse jeni të dyzuar, zgjidhni gjithmonë streçet e gjata.

4.

Mos harroni t’i kombinoni me ngjyra që shkojnë.

5.

Mos i mendoni gjithmonë si elementë sportive veshjeje.

6.

Shmangeni veshjen e tyre poshtë një fustani/fundi

7.

Kush tha që streçet janë bërë vetëm për bluza të gjata dhe të gjera? Provojini më shpesh me crop top.

8.

Setet uniformë s’janë gjithmonë zgjedhja më e mirë.

9.

Zgjidh streçe që përshtaten me tonet e lëkurës tënde.