9 shkaqe që tregojnë se nuk do të bëheni kurrë të pasur

Për t’ju ndihmuar të vlerësoni ambientet tuaja, britanikja “The Independent” sjell 9 shenja që tregojnë se jeni në rrugën e gabuar.

Ndërsa askush nuk mund të parashikojë të ardhmen, zgjedhjet e mëposhtme nuk do ta bëjnë rrugën tuaj drejt pasurisë më shpejt

Përpiquni shumë për të kursyer dhe për të fituar pak – Është shumë e rëndësishme që të mos neglizhoni fitimin e parave gjatë kursimit. Kurseni, por qëndroni gjithmonë të fokusuar se si të fitoni më shumë para.

Nuk keni filluar të investoni – Një nga mënyrat më efektive për të fituar para në mënyrë të vazhdueshme është investimi i tyre. Sa më shpejt ta bëni këtë aq më mirë.

Të kënaqur me pagën tuaj mujore – Shumica e njerëzve janë të kënaqur me pagën e tyre mujore. E kundërta ndodh me të pasurit, të cilët zgjedhin të paguhen në bazë të rezultateve që japin dhe vetëpunësimit.

Blini gjëra që nuk mund t’i përballoni – Nëse blini gjëra që janë përtej mundësive tuaja, nuk do të bëheni kurrë të pasur.

Ndiqni ëndrrat e dikujt tjetër, jo tuajat – Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, duhet të bëni atë që doni, që do të thotë të jeni të vendosur për të ndjekur pasionet tuaja. Shumë bëjnë gabimin e madh duke ndjekur pasionin e të tjerëve, siç janë prindërit e tyre, dhe dështojnë në përpjekjen e tyre për t’u pasuruar.

Rrallë hiqni dorë nga gjërat që ju pëlqejnë –Nëse doni të ndërtoni një pasuri, për të qenë të suksesshëm, do t’ju duhet të hiqni dorë nga disa gjëra. Sakrifikoni sot për të jetuar më mirë nesër.

Ju nuk keni asnjë qëllim për paratë tuaja –Paratë nuk do të vijnë nga hiçi, ju duhet të punoni për t’i pasur ato. Nëse dëshironi të gjeneroni të ardhura, duhet të keni një qëllim specifik dhe të saktë përpara se të investoni financiarisht.

Shpenzoni së pari dhe kurseni atë që ju ka mbetur – Në vend që të shpenzoni së pari dhe të kurseni atë që ju ka mbetur, duhet të bëni të kundërtën. Lini mënjanë të paktën 10% të të ardhurave tuaja dhe kthejeni këtë si një praktikë të përhershme.

Besoni se të qenit i pasur është përtej mundësive tuaja – Sa herë që mendoni për një gjë të tillë, bëni vetes këtë pyetje: Pse jo edhe unë? Mendoni gjëra të mëdha, të pasurit kanë pritshmëri të mëdha nga vetja.