APP ju kërkon institucioneve të zbatojnë ligjin për tenderat, ja ku bëhet manipulimi…

Agjencia e Prokurimit Publik tregon se shumë kompani që marrin pjesë në garat tenderuese kanë shkelur ligjin. Përmes një njoftimi publik Agjencia iu kërkon institucioneve shtetërore të zbatojnë detyrimet ligjore në drejtim të pjesëmarrjes në garë të kompanive me të njëjtin administrator.

Pas paralajmërimit të disa ditëve me parë kur APP u kërkonte autoriteteve të mos neglizhonin afatet për dorëzimin e të dhënave, këtë herë kërkesa e APP-së bazohet në problematikat në lidhje me administratorët e kompanive. Sipas APP ndodh shpesh që dy kompani të ketë të njëjtin administrator dhe kjo është shkelje direkte e ligjit, çka i bën këto komani të penalizohen automatikisht, pasi agjencia duhet të marrë baza në komfort ligjit.

“Agjencia e Prokurimit Publik në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13.2.r të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, nisur nga problematika e parashtruar nga operatorët ekonomikë, më anë të këtej njoftimi sjellë në vëmendje se autoritetet kontraktore që gjatë procesit të vlerësimit për procedurat të mbajnë në konsideratë se: Pjesëmarrja e dy shoqërive në të njëjtin administrator në të njëjtën procedurë prokurimi përbën shkak për skualifikimin e tyre nga procedurat e prokurimit, sipas parashikimeve të nenit 65 të VKM nr 914, datë 2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik, të ndryshuar””, thuhet në njoftim.

Sidomos gjatë këtyre muajve të fundit APP ka publikuar shumë njoftime, të cilat iu kërkojnë autoriteteve të respektojnë ligjin, kjo pasi kanë ardhur shumë ankesa nga kompani, të cilat janë skualifikuar padrejtësisht nga garat tenderuese. Referuar këtyre ankesave APP ka shtuar monitorimin ndaj çdo kompanie dhe forcuar rregullat për çdo garë.

Skualifikimi nga gara

Për të qenë më e qartë me autoritetet APP ka publikuar VKM që shkelin kompanitë nëse konkurrojë me të njëjtin administrator. Më konkretisht, vendimi i qeverisë që përcakton rregullat e prokurimit publik saktëson në mënyrë kategorike nuk lejohet pjesëmarrja në garë të dy kompanive që kanë të njëjtin administrator, pasi rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në gara të tjera ku është vetëm njëra në garë.

“Në nenin 65 të vendimit të sipërcituar parashikohet se: asnjë ofertues nuk mund të marrë pjesë në ofertën e dikujt tjetër për të njëjtën procedurë prokurimi. Pjesëmarrja nga një ofertues në më shumë se një ofertë, tek e tek ose me një ofertues tjetër, do të rezultojë në përjashtimin nga procesi të të gjitha ofertave, në të cilat është përfshirë ofertuesi”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Sakaq referuar këtij vendimi agjencia garanton autoritetet kontraktore se në rast të identifikimit të një shkelje të tillë ato do të s’kualifikohen automatikisht nga gara, pas një mundësi tjetër garimi apo ri-rregullimi të kësaj pike.

“Agjencia e Prokurimit Publik sjell në vëmendje se ky parashikim ligjor përfshin të gjitha llojet e procedurave tenderuese, përfshirë prokurimet me vlerë të vogël. Gjatë procesit të vlerësimit të ofertave në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, nëse në momentin e verifikimit të objektit të veprimtarisë sipas ekstraktit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare te Biznesit, autoritetet kontraktore vërejnë se kanë ofertuar 2 shoqëri me të njëjtin administrator duhet t’i skualifikojnë ato për ndërhyrje në ofertë”, bën me dije APP.

Një tjetër shkelje e konstatuar është që, institucionet shmangin dërgimin e të dhënave të tenderëve pranë Agjencisë të Blerjeve të Përqendruara, duke i hapur rrugën zhvillimit të procedurave me negocim pa shpallje paraprake, që njihen si procedurat më pak konkurruese në prokurimet publike. Konstatimi vjen nga Agjencia e Prokurimit Publik, e cila iu kërkon autoriteteve kontraktore të zbatojnë afatet ligjore në drejtim të dërgimit të të dhënave teknike dhe fondet përkatëse për procedurat e prokurimit, për rastet kur ato zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara.