Zv/kryeministrja dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan ecurinë e punimeve në një nga lotet më të rëndësishme të Unazës së Madhe. Balluku theksoi se loti i 5 i Unazës së Madhe është një arterie e rëndësishme ku lidhen disa autostrada kryesore.
“Kjo pjesë e unazës e cila do të lidhet me të gjitha pjesët e tjera të përfunduara tashmë për të mbyllur unazën e madhe të Tiranës 28.8km, të cilat i ofrojnë shërbim infrastrukturor jo vetëm kryeqytetit por edhe të gjitha autostradave të cilat janë të lidhura në të,” u shpreh Balluku.
Ky segment i Unazës së Madhe ka rëndësi pasi do të lidhë të gjithë zonën e Dajtit.
“Ne me të vërtetë e gjetëm Freskun të zhvilluar, por gjetëm pallate pa asnjë nga infrastrukturat bazike, as kanalizimet, për mos të folur për hapësirat e përbashkëta etj”, tha Balluku.
Sipas ministers Balluku projektet janë me parametra urbane ku të gjitha nevojat e banorëve janë të adresuara në këto investime.