Bie prodhimi ditor në të tre HEC-et ndërsa rritet Rezerva Energjetike – KESH informon mbi situatën në kaskadën e Drinit!

KESH ka përditësuar situatën e prurjeve natyrore në kaskadën e lumit Drin ku sipas informacionit të publikuar gjendja në të tre HEC-et shfaqet si më poshtë:

  • HEC Fierzë 320 m3/s
  • HEC Koman 100 m3/s
  • HEC Vau i Dejës 10 m3/s

Sipas njoftimit nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

  • HEC Fierzë 274.19mmnd,
  • HEC Koman 171.94 mmnd,
  • HEC Vau Dejës 73.88 mmnd

KESH bën dije se prodhimi ditor ka rënë në të tre HEC-et dhe është 4,462 MWh (ditor) ndërsa Rezerva Energjetike është rritur në 599 GWh.