Bizneset, të painformuara për kostot e integrimit / Turizmi dhe bujqësia sektorët që përfitojnë më shumë

Bizneset shqiptare kanë mungesë të theksuar informacioni mbi kostot që sjell procesi i integrimit europian, çka pasohet me pasiguri në hapat e metëjshme. Megjithatë, rreth 48 për qind e kompanive shqiptare janë optimiste se Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, ndërsa 69 për qind e përkufizojnë atë si “ një treg të përbashkët”.

Të dhënat janë bërë prezente përmes një studimi të ndërmarrë nga projekti “Mbështetje për negociatat e anëtarësimit në kapitujt ekonomikë të BE” -SANECA, i financuar nga qeveria gjermane dhe zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me ACIT.”

Për qeverinë shqiptare, biznesi duhet të jetë më i përfshirë në këtë proces, pasi çdo ndryshim ligjor që vjen në kuadër të integrimit, sjellë edhe përfitime, por edhe kosto.

Studimi përmban 44 pyetje adresuar bizneseve për të testuar njohuritë e tyre lidhur me procesin e integrimit, në të cilin janë përfshirë 188 kompani kryesisht të mesme, në 7 qarqe të vendit.