BMW i7 2023 do të ketë një grilë masive përpara dhe një ekran kinemaje

Versioni i ardhshëm elektrik i serisë 7 të BMW është pothuajse këtu, dhe BMW ka shpërndarë disa foto që tregojnë shumë nga dizajni i i7 2023 përpara debutimit të tij zyrtar në muajin prill.

Detaji më i dukshëm i stilit është grila e madhe përpara që duket se është frymëzuar nga modelet e serisë 4 edhe nga iX.

Ne gjithashtu dimë tani më shumë për vlerësimet e diapazonit të vozitjes së i7, ekranet futuriste të brendshme dhe për dritat falë këtyre imazheve.

Këto drita të holla LED duket se janë pjesë e drejtimit të ri të stilit të BMW-së, pasi janë të ngjashëm me ata që shihen në SUV-in elektrik iX.

BMW e prezantoi për herë të parë këtë ekran të stilit të kinemasë për pasagjerët mbrapa në fillim të këtij viti në CES dhe duket se për herë të parë do të aplikohet te modeli i7. Është një ekran i madh 31.0 inç me definicion të lartë që zbret nga çatia midis sediljeve të përparme dhe mbrapa.