BMW “ngacmon” rivalët me veturën elektrike i7

BMW-ja ka “ngacmuar” rivalët me veturën elektrike i7, me disa ku shihet se vetura i nënshtrohet testimit dimëror në Arjeplog, Suedia veriore.

i7 me motorin iX do t’i jepte sedanit 516 kuaj/fuqi dhe një bateri prej 105 kilovat orë.

BMW ka premtuar versione të plota elektrike për çdo segment të modelit.

i7 është një nga katër automjetet e reja elektrike që BMW-ja planifikon të lansojë në dy vitet e ardhshme.

Deri në fund të vitit 2025, kompania pret të shesë rreth 2 milionë automjete plotësisht elektrike për klientët, me një pjesë prej të paktën 25 për qind të shitjeve totale deri në vitin 2025, duke u rritur në 10 milionë dhe të paktën gjysmën e dërgesave globale deri në vitin 2030.

I7 do të ndërtohet në fabrikën e BMW në Dingolfing, Gjermani, ku prodhohen Seria 7 dhe iX.