Çfarë do të thotë emri “Samsung”?

Samsung është kompania që krijon telefonat e mençur më të famshëm me platformë mobile Android në botë.

Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë “Samsung”? Pasi nuk e dimë gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit “Samsung” është i paqartë.

Nëse e përkthejmë fjalën “Samsung” në gjuhën shqipe do të thotë “tre yje”, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë “Samsung”, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell.

Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri “tre” me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri “tre” është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pra, dëshira për t`u bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga “Samsung” brenda viteve të fundit.