Çfarë e pengonte Gent Zenelaj-n për të pranuar transgjinoren Luana të luante në filmin “Dashuri dhe Turbulenca”?

Rreth dy vite më parë i riu Luan Myrtollari bëri daljen e tij të parë publike si transgjinore në ekranet shqiptare. Ai tha se e quan veten Luana, e në të njëjtën mënyrë pret që ta quajnë edhe të tjerët pasi ndihet femër.

Prej asaj kohe transgjinorja Luana është shumë aktive në media e jo vetëm teksa po ashtu ka qenë pjesë e disa shfaqjeve teatrale dhe së fundmi në filmin ‘Dashuri dhe Turbulenca’ me skenar të Gentian Zenelajt.

Ky i fundit tregoi sot në “Ditë e re” në RTV ORA se Luana kishte shkuar në audicion për të bërë rolin e një vajze por ai nuk kishte pranuar pasi kishte thënë se nuk do që të gënjejë publikun.

Gentiani tregoi se fillimisht Luana e keqkuptoi por shtoi se nuk ka asnjë lloj paragjykimi. Më pas ajo mori një rol në film ku luan rolin e një transgjinoreje.

“Kur më erdhi në audicion ndodhi një incident i lezetshëm. Hapet dera dhe futet Luana. E kuptova menjëherë. Tha “Kam ardhur të marr rolin e amerikanes”. I thashë: “Nuk ta jap dot sepse duhet të jem i sinqertë me publikun, nuk të shes dot gjini femërore. Ti mund të jesh drejt asaj rruge por nuk të shes dot. Nëse historia do ishte që djali ka dy të dashura dhe një transgjinore jam shumë dakord.”

E mori pak personale dhe diskriminuese. Por nuk është e tillë. Unë e respektoj. Unë nuk paragjykoj askënd, por dua që në këtë shtet gjithsecili të respektojë ligjin”, tha Zenelaj.

Refuzoi transgjinoren në film/ Gentian Zenelaj shpjegon çfarë ndodhi gjatë  audicionit - Gazeta Shqiptare Online