Cfarë po kurdis Donaldi dhe Bora këtë herë, në studion e Elgit Dodës?

Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë kohë që janë kthyer në emrat më të përfolur në mediat rozë, pasi “telenovela” e tyre nuk po merr fund, por po na sjell “seri” të reja cdo ditë.

Pas takimit të tyre që patën në BBV, Bora dhe Donaldi rrëmbyen mijëra zemra fansash. Por, lidhja e Donaldit me Trixën bëri që rrjedha e ngjarjeve të marr tjetër rrjedhë.

Para pak ditësh, Donaldi është deklaruar se po mundohet ta rikthejë moderatoren, pse kjo e fundit nuk ka bërë ndonjë reagim. Donaldi tha se po pret të “shkrijë” Bora.

Por, sipas burimeve thuhet se Donaldi dhe Bora janë parë në studion e Elgit Dodës dhe nuk kanë qenë thjesht për t’i bërë vizitë producentit të njohur.

Bora dhe Donaldi pritet të publikojnë duetin e tyre të parë muzikor. Se a është kjo një shenjë që gjërat rreth tyre po përmirësohet mbetet për t’u parë.

Përndryshe, Trixa para dy ditësh ka publikuar këngën “Ma shumë se ti”, duke u aluduar si dedikim për Donaldin, ku madje e quante edhe idiot në një pjesë të këngës.