Cilat biznese po marrin më shumë kredi? – Shifrat e tetorit, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me rritjen më të madhe

Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me aktivitetin kreditues gjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë edhe ecurinë sipas sektorëve të ekonomisë. Kështu, të dhënat e huave të reja për korporatat jofinanciare private tregojnë se, sektori me rritjen më të madhe të kreditimit gjatë muajit tetor, krahasuar me muajin shtator të këtij viti është ai i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me një rritje prej 357%.

Kjo shifër ka kaluar nga 211 milionë lekë që ishte në shtator të këtij viti, në 966 milionë lekë në muajin tetor, duke prekur nivelin më të lartë që prej gushtit të vitit 2020, kur sektori pësoi edhe goditjen madhore si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia.