Në tremujorin e tretë të 2020, çmimet e banesave u rriten me 13.5 per qind

Agjentët imobiliar të GELDTrade na bëjnë me dije se indeksi i çmimit të banesave për tremujorin e tretë të 2020 është rritur me 13.5% karahsuar me Periudhën paraardhëse, tregojnë të dhënat e fundit nga BSH.

Rritja duket të jetë ndjeshëm mbi mesataren vjetore të tremujorëve paraardhës, që prej vitit 2002, që fiksohet në 4.8%. Rritja e ndjeshme e çmimit të banesave në rang republike vjen në një kohë që vendi është në një recesion të thellë si pasojë e pandemisë. Madje, treguesit e Bankës së Shqipërisë flasin edhe për një rritje të qirasë së shtëpive në masën 11.9% gjatë tremujorit të tretë të vitit. Edhe kredia bankare për pasuri të paluajtshme regjistrohet në rritje prej 5.9% gjatë kësaj periudhe kohore.

“Është e rëndësishme që ecuria e këtyre dy treguesve, të cilët priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit, të monitorohet në vijimësi. Qëllimi është që, duke përdorur edhe informacionet që lidhen me ngarkesën me borxh të familjeve, të identifikohen dhe parandalohen situatat në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme është e paqëndrueshme”-nënvizon Banka e Shqipërisë, duke sinjalizuar kështu se një fryrje e mëtejshme e çmimit të pasurive të paluajtshme në kushtet aktuale, do të ishte e rrezikshme për ekonominë.

GELDTrade.al