Dëshironi të dërgoni fotografi në WhatsApp pa i rënë cilësia?

WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura dhe me të drejta, është i shpejtë dhe falas. Megjithatë, kur përpiqemi të dërgojmë foto, ato kompresohen dhe cilësia përkeqësohet. Kështu që zakonisht ne i drejtohemi aplikacioneve të tjera pasi problemi duket se nuk është zgjidhur. Ose nuk u zgjidh, deri tani.

Pavarësisht nëse jeni duke përdorur Android ose iPhone, ekziston një mënyrë për të dërguar imazhet pa prishur cilësinë.

Ne që kemi Android, kemi mundësinë të dërgojmë foto dhe video si dokumente. Mjafton të hapim bisedën, të zgjedhim “attatch” dhe më pas “Documents”.

Në rastin e iPhone, situata është pak më e ndërlikuar. Së pari, duhet të zgjedhim skedarin dhe ta zhvendosim atë te Files. Më pas, shkojmë në bisedën tonë në WhatsApp dhe ndjekim të njëjtën procedurë si Android.

Është shumë e lehtë, kursejmë kohë dhe, më e rëndësishmja, nuk shqetësohemi me aplikacionet e dyta.