Dogana shënon rekord historik në mbledhjen e të ardhurave, 42 mln dollarë më shumë se Mars 2021

Pavarësisht efekteve të krizës nga lufta në Ukrainë, Administrata Doganore ka shënuar rekord historik në mbledhjen e të ardhurave.

Krahasuar me muajin shkurt 2022, gjatë muajit Mars janë realizuar rreth 15 për qind (%) më shumë të ardhura ose rreth 2.4 miliardë më shumë, ndërsa krahasuar me muajin Mars 2021 janë realizuar rreth 30 për qind (%) më shumë apo rreth 4.2 miliardë lekë më shumë ose rreth 40 milionë dollarë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Doganat shënuan rekord në mbledhjen e të ardhurave në Mars 2022 krahasuar me çdo muaj mars të viteve të mëparshme.

Të dhënat statistikore tregojnë se realizimi i të ardhurave për Mars 2022 ishte në masën 18.6 miliardë lekë.

Krahasuar me planin prej 16.5 miliardë lekë, realizimi i të ardhurave për muajin mars ishte 120% ose rreth 2.1 miliardë lekë më shumë (rreth 21 milionë USD).

Taksa Doganore është realizuar me rreth 130 milionë lek me shume, akciza Neto ishte 165 milionë lekë kryesisht nga rritja e importit të cigares, TVSH me 3,6 milionë lekë më shumë dhe renta me 315 milionë lek më shumë se plani.

Burimi: Doganat