Ekonomia “rikuperohet” nga pandemia – BB: Rritja ekonomike 7.2 % e PBB ja çfarë duhet patur kujdes

Banka Botërore vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë këtij viti pritet të arrijë në 7.2 për qind të PBB-së, rritja e dytë me e lartë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, çka tregon sinjale për rimëkëmbjen e vendit pas pandemisë dhe tkurrjes së ekonomisë në 4 për qind ne 2020-ën.

Megjithatë, përpos rritjes, papunësia e të rinjve vijon të mbetet shqetësuese jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin.

Ndër rreziqet e brendshme të ekonomisë, në këndvështrimin e Bankës Botërore, mbeten ecuria e pandemisë dhe vaksinimi i ulët.

Banka Botëtore ka disa rekomandime për qeverinë shqiptare me qëllim ndërmarrjen e reformave strukturore për rritje të qëndrueshme dhe aplikim e modelit të gjelbër në ekonomi.

Lidhur me borxhin e lartë publik, Banka Botërore sugjeron që ne afatgjatë, qeveria duhet të mendojë për rikthimin e qëndrueshmërisë fiskale.