Elon Musk: Robotët do të jenë biznes më i madh se makinat Tesla

Elon Musk i pëlqen të ketë një fokus dhe këtë vit duket se mund të jenë robotët. Ai u tha investitorëve në një takim mbi fitimet e Tesla-s se planet e tij të reja për robotët kishin “potencialin për të qenë më domethënës se biznesi i automjeteve, me kalimin e kohës”. Ai tha gjithashtu që robotët do të ishin gjëja më e rëndësishme për të cilat Tesla do të punojë këtë vit.

Ai tha gjithashtu se roboti i pandërtuar ende do të kishte një ekran në “fytyrën” e tij. Roboti do të jetë në gjendje të ngrejë një peshë prej 68 kg dhe do të udhëtojë me një shpejtësi prej 8 km në orë.