FSHZH hap tenderin për përmirësimin e mjedisit dhe peizazhit urban

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar përmes APP hapjen e tenderit për 3 projekte te veçanta më konkretisht për ‘Ndërhyrjet për përmirësimin e mjedisit dhe peizazhit urban të zonave nëpërmjet ndërhyrjeve që evokojnë traditën dhe autenticitetin e zonave’,  ‘Ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës turistike që lidhet sportet natyrore, aktivitetet në natyrë, ecjen, etj.’, ‘Ndërhyrje për përmirësimin e mjedisit natyror, nëpërmjet rehabilitimit dhe ndërhyrjeve në zona apo territore të dëmtuara’.

Sipas informacionit fondi limit për të tria këto projekte është përkatësisht 204.933.339 lekë, 81,840,006 lekë dhe 57,382,097 lekë ndërsa afati i fundit i paraqitjes së ofertave dhe aplikimeve në tender është data 12 Nëntor 2021, ora 12.00.