Gënjeshtrat më të mëdha që thuhen për sipërmarrësit

Kohët e fundit i bëra një pyetje ndjekësve të mi në mediat sociale: “Je një sipërmarrës i lindur apo mund të mësosh të bëhesh?”

Unë besoj se je i lindur dhe ke disa karakteristika të lindura që të bëjnë një sipërmarrës. Pa ato është shumë e vështirë për t’u bërë një i tillë. Bill Aulet, drejtori i manaxhimit në Martin Trust Center për MIT, do thotë që jam shumë gabim.

Aulet kaloi karrierën e tij duke studiuar sipërmarrjen dhe të qenit një i tillë. Ai bëri më shumë se $100 millionë për kompanitë e tij dhe është autori i “Disciplined Entrepreneurship”. Aulet demaskoi disa nga të ‘vërtetat’ që dëgjoni rreth krijimit të një biznesi personal dhe rritjes së tij. Ja dia prej tyre:

Sipërmarrësit janë individualistë të shpejtë
Me siguri e keni dëgjuar këtë. Mos i dilni përpara njeriut të tipit të Mark Zuckerberg. Aulet thotë: ‘Sipërmarrja është një sport në ekip. Sipërmarrësit punojnë me njerëz të tjerë dhe ata nuk e sulmojnë njëri tjetrin’. Kërkimet tregojnë se një sipërmarrje me dy persona është më e suksesshme se me një person. Me tre persona është akoma më mirë.

Sipërmarrësit janë të zgjuar, njerëzit me arritje më të larta
“Sipërmarrësit janë shumë të pasionuar dhe atyre nuk i intereson të kënaqin njerëzit e tjerë”, tha Aulet. “Njerëzit me arritjet më të larta janë ata që ndjekin rregullat. Sipërmarrësit janë ata njerez që i futen shumë thellë gjërave dhe janë shumë të pasionuar pas tyre. Me fjalë të tjera, sipërmarrësit nuk mundohen të kënaqin të tjerët duke marrë grada. Ata mundohen të nxjerrin në pah çfarë është e domosdoshme.”

Sipërmarrësit janë të lindur, nuk bëhen
Është një mënyrë e mirë t’ja shpjegosh dikujt suksesin – ose të justifikohesh që se ke provuar mjaftueshëm. Mos shpreso që dikush që jep mesim tek MIT t’a besojë. ‘Ose e ke ose se ke – nuk ka të dhëna që e tregojnë këtë. Sa më shumë kohë të jesh sipërmarrës aq më shumë ke mundesinë për të qenë i suksesshëm. Kështu që ju mësoni duke e provuar. Nuk do të thotë që do të jeni të suksesshëm sepse prindërit e tu ishin.
Aulet thotë që ai mund të identifikojë studentët që kanë prosperitet më të lartë të jenë të suksesshëm, sepse ata kanë aftësitë e duhura për të zhvilluar – jo se e kanë pasur te lindur. “Ata kanë shpirtin e piratit dhe veprojnë si një marins i SEAL.”

Sipërmarrësit e dashurojnë riskun
Mos pretendo të shohësh Bill Gates-in e shekullit të 21-t në një ruletë. “‘Është qesharake. Më duket absurde të shkosh në kazino dhe të vesh bast për numrin 64 thotë Aulet. Nuk keni kontroll mbi atë. Atë çfarë sipërmarrësit dashurojnë të bëjnë është të gjejnë informacion mbi riskun dhe të shohin sa probabilitet ka të jetë në favorin e tyre. Ajo që bëjnë ata është të venë paratë e tyre në vende që kanë avantazh.”
Sipërmarrëit janë të suksesshëm sepse janë karizmatikë.
Aulet thotë që kjo është e thjeshtë për t’u demaskuar – thjesht shko në një festë me shumë sipërmarrës dhe do e kuptosh që karizma nuk është e dukshme. “Karizma të çon aq larg saqë duhet të kesh një biznes të qëndrueshëm. Ju duhet disiplinë për të arritur aty. Sipërmarrësit e suksesshëm janë ata që e bluajnë atë. Disa nga ata janë të mërzitshëm jashtë normales.”

Sipërmarrësit janë me fat
‘Njerëzit duan t’i përshkruajnë sipërmarrësit si ‘me fat’. Thotë Aulet. ‘Nuk është ashtu. Siç ndodhi me qendeëmbrojtësin e NewEngland Patriots, Tom Brady. Ai ishte me ‘fat’. Ai po stërvitej shumë çdo ditë dhe kur i erdhi rasti, kur u demtua Drew Bledsoe, gjithë ajo përgatitje u shfrytëzua kur ju dha mundësia, dhe ai ishte ‘me fat’. Ishte fat që erdhi mbas shumë stërvitje.’

Sipërmarrësit nuk janë të disiplinuar
Kjo është një nga gjërat që sipërmarrësit duan t’a vendosin si të katërtën për veten e tyre. Ata janë të disiplinuar – nuk është vetëm disiplinë e tipit me këmishë të bardhë dhe kostum të zi e parë në kompanitë e stilit të vjetër. ‘Për një sipërmarrës,është e tipit që në qoftë se unë nuk dërgoj produktin, të marr paratë dhe të jem i sigurtë që klienti është i lumtur që unë të shes më shumë, unë nuk do të bëja pagesat as këtë javë, as javën që vjen, as mbas dy javësh. Kjo sjell një nivel vetë-disipline që është e një niveli shumë të lartë.
Aulet thotë që shumë nga ato që dëgjoni për sipërmarrësit nuk janë ashtu siç duken, sepse siç ndryshojnë rrjedhën e biznesit ata rishkruajnë historinë, sidomos kur vjen puna të vetja e tyre.