Hapet ‘mega-tenderi’ për rrugët! Ja si do ndahet fondi limit për mirmbajtjen e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për  “Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të tre rajoneve (Veriore, Qendrore, Jugore) . Tenderi ka 4 lote.  Fondi limit është  5 miliardë e 168 milionë e 535 mijë e 855.32 lekë.

Si do të ndahen fondet e rrugëve

Loti i parë apo kontrata A parashikon mirëmbajtjen me performancë  të akseve kryesore të Rajonit Verior.  Fondi për këtë kontratë është 883 milionë lekë.

Loti 2 apo Kontrata B parashikon mirëmbajtje me performancë të akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor të Shqipërisë. Fondi limit për këtë kontratë është 1 miliardë e 418 milionë lekë.

Loti 3 apo Kontrata C parashikon mirëmbajtje me performancë të akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Juglindor të Shqipërisë. Fondi limit për këtë kontratë është 1 miliardë e 455 milionë lekë.

Loti 4 apo Kontrata D  parashikon mirëmbajtje me performance të akseve kryesore të Rajonit Jugor.

Fondi limit për këtë kontratë është 1 miliardë e 411 milionë lekë.

Për dorëzimin e ofertave, afati i fundit është 11 prill 2022.