Hapet tenderi/ Ambulancat e Shqipërisë do të monitorohen me GPS

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka shpallur tenderin për shërbimin GPS dhe monitorim për autoambulancat.  Fondi limit është 19 milionë e 516 mijë lekë dhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave është  11 prill 2022.

Shërbimi i GPS do të shtrihet në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për monitorimin me GPS të autoambulancave të urgjencës mjekësore, në kuadër të përmirësimit dhe shtrirjes së shërbimit të urgjencës mjekësore. Ky shërbim do të përfshirjë Qendra Shëndetësore, Spitalet Universitare/Rajonale/Bashkiake/Psikiatrike/S.U.O.GJ, Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore si dhe institucione të tjera sipas rastit dhe nevojave.