Ibrahimaj: Ekonomia në recesion, presim tkurrje në 2023, po përgatisim skenarët

Nuk përjashtohet mundësia që ekonomia shqiptare të kalojë në recesion në vitin 2022. Për ministren Delina Ibrahimaj, gjasat janë të ulëta, por qeveria po përgatitet edhe për këtë skenar.

“Mendojmë se gjasat për një recesion të ekonomisë sonë gjatë vitit të ardhshëm aktualisht duken shumë të ulëta. Edhe pse një pjesë e ekonomive të BE apo më gjerë mund të hyjnë në një recesion të plotë, ne vijojmë të mbajmë këtë parashikim. Megjithatë, ne do të jemi vigjilent për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatjeje”, tha ministrja Ibrahimaj.

Në ekonomi, recesioni është një tkurrje e ciklit të biznesit, kur ka një rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik, që në krizën aktuale lidhet me tronditjen e tregtisë së jashtme. Për pasojë, çmimet dalin jashtë parashikimeve dhe rritja ekonomike ngadalësohet.

“Në rast se ndodh një skenar i plotë recesioni të një pjese bë ekonomive të BE, ndoshta edhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë më e ulët se 2 për qind”, u shpreh Ibrahimaj.

Deklarata e ministres Ibrahimaj u bë në prani të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe shefes së Misionit të Fondit Monetar, Ian Sun.