Industria gjermane e veturave pritet të rimëkëmbet në 2022

Tregu gjerman i veturave pritet të rimëkëmbet këtë vit, vlerëson Shoqata e Industrisë së Automobilave (VDA) të mërkurën, e cila pret të regjistrohen rreth 2.8 milionë vetura të reja.

Shitjet e veturave të pasagjerëve u reduktuan ndjeshëm për shkak të vonesave në zinxhirët e furnizimit, veçanërisht të gjysmëpërçuesve. Muller tha se problemet ka të ngjarë të vazhdojnë edhe këtë vit.

Industria gjermane e veturave është ende shumë prapa niveleve para pandemisë, sipas të dhënave të qeverisë që tregojnë se 3.6 milionë vetura të reja janë regjistruar në vitin 2019.

Të mërkurën, Muller bëri thirrje gjithashtu për zhvillimin e përshpejtuar të prodhimit evropian të gjysmëpërçuesve dhe baterive.

“Nëse Gjermania dëshiron të ruajë pozicionin e saj si një lider në tregun botëror në të ardhmen, ajo duhet të fillojë menjëherë ndërtimin e impianteve gjysmëpërçuese”, tha udhëheqësi i VDA-s.

“Planet fillestare për të zgjeruar prodhimin e baterive në Gjermani dhe Evropë tashmë ekzistojnë dhe është e rëndësishme që ato të zbatohen tani në një afat të shkurtër, në mënyrë që industria e automobilave në Evropë të vazhdojë të krijojë vlera të reja”, njoftoi ajo.