Instagram ka sjell një sërë risish

Instagram prezanton skedën “Aktiviteti juaj”, i cili lejon përdoruesit të shohin dhe menaxhojnë aktivitetet e tyre brenda aplikacionit. Kompania filloi testimin e veçorisë në fund të vitit të kaluar dhe tani po ua dorëzon atë klientëve në mbarë botën.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të renditin dhe filtrojnë përmbajtjen dhe ndërveprimet sipas datës dhe të kërkojnë komentet e mëparshme, pëlqimet dhe përgjigjet ndaj historive, të gjitha brenda ekranit të ri.

Instagram tani ka gjithashtu një veçori “Kontrolli i sigurisë”, i cili është i disponueshëm për të gjithë. Kjo veçori i udhëzon përdoruesit përmes hapave që duhet të ndërmarrin për të siguruar llogaritë e tyre.

Gjithashtu është bërë e ditur se është duke u testuar një mënyrë, e cila do t’i lejojë përdoruesit të kërkojnë nga miqtë e tyre të konfirmojnë identitetin e tyre për të vazhduar qasjen në llogarinë e përdoruesit.

Instagram së fundmi shtoi një baner të ri të profilit, i cili do të tregojë transmetimet e ardhshme të drejtpërdrejta të përdoruesve.