IPARD II/ 371 fermerë dhe agopërpunues, 162 milionë euro investime gjatë 2020

Agjentët e GELDTrade na informojnë se 371 fermerë dhe agropërpunues aplikuan për grante në programin IPARD II, për 162 milionë euro investime gjatë vitit 2020.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, “megjithëse një vit i vështirë për shkak të pandemisë, gjatë 10 muajve të vitit 2020, u lidhën 195 kontrata me vlerë 66 milionë euro, në investime të fuqishme në ferma të reja, fabrika, mekanizim, në teknologji të reja në përpunim dhe standarde të larta në infrastrukturën bujqësore, nëpërmjet programit IPARD II”.

“Shmangëm djegien e fondeve dhe miratuam procedura të reja për të lehtësuar aksesin në financim duke mundësuar paradhënie tashmë deri në 50% të grantit”, thekson AZHBR-ja.

Me një staf të kualifikuar dhe ekip prej 203 punonjësish, AZHBR është kthyer në një krah mbështetës për fermerët dhe agrobiznesin në çdo cep të vendit, duke ofruar asistencë teknike dhe qëndruar pranë çdo problemi që ata kanë për të përfituar financim nga programet dhe skemat e mbështetjes.

“Puna po vijon me dinamikë dhe ritëm të përshpejtuar në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë”, bën të ditur AZHBR.

GELDTrade.al