ISHTI gjobit 60 subjekte, shkelje në karburante e instalime elektrike

60 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industral përgjatë përiudhës janar – nëntor të këtij viti.

Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, vlera totale e masave administrative arrin në 14 675 000 lekë, ndërkohë që disa prej shkeljeve të konstatuara lidhen me ushtrim i veprimtarisë e tij jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe teknike, mungesë të dokumentacionit të nevojshëm lidhur me kontratat e furnizimit apo mungesë të projekteve teknike.

Po ashtu, shumë prej subjekteve janë penalizuar, pasi nuk kanë plotësuar në kohë detyrat e lëna nga inpektorët, ku nuk mungojnë as institucione arsimore si kopshte apo shkolla, ndërsa pjesë e penalizimeve me gjobë janë edhe subjektet që tregtojnë karburant jashtë normave të lejuara. Megjithatë, pavarësisht gjobitjeve të herë pas hershme, ISHTI duket se ka hasur vështirësi në mbledhjen e të gjitha detyrimeve nga subjektet.

Kjo pasi, ky dikaster publikoi listën e debitorëve, duke filluar nga vitit 2007 e deri në vitin 2020, duke renditur të gjithë subjektet publikë, privatë apo individë, të cilët nuk kanë likujduar detyrimet  e që për pasojë rezutojnë borxhlinj ndaj këtij institucioni.

Vlera totale e këtyre detyrimeve arrinte në 127.6 mln, ndërkohë që 2020-a ishte viti me detyrimin më të lartë të papaguar, me 29.8 mln lekë, ndërsa që pas tij vinte viti 2015 me 18.9 mln lekë.