Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme rinis aktivitetin pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua vetëm dy ditë më parë.
Bëhet me dije se kreu i qeverisë do të marrë pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit.
Më këtë aktivitet kryeministri i rikthehet aktiviteteve pas ndërhyrjes kirurgjikale që bëri dy ditë më parë. Kreu i qeverisë pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u diagnostikua me appendisit akut. Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit mëngjesin e së hënës.