Ja cilat janë arsyet pse të huajt po investojnë në Tiranë për pasuri të paluajtshme

Sipas INSTAT, në periudhën janar-gusht 2022, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 5.667.121 shtetas të huaj, 29,3% më shumë se sa vitin e mëparshëm. Qëllimi kryesor i vizitës së tyre ka qenë për arsye personale ose për arsye pushimesh si dhe me qëllim investimin në sektorin “Aktivitete të pasurive të paluajtshme”(29,6%).

Ky është dhe aktiviteti më i madh që solli investime të huaja në vend në 2 vitet e fundit, me një rritje deri në 24% të totalit. Pasuritë e paluajtshme u bënë për herë të parë, aktiviteti i dytë në vend për nga rëndësia e investimeve të huaja, me 18.5% të totalit.

Përgjatë 2022 është shtuar edhe më shumë interesi i këtyre vizitorëve për të blerë një pronë rezidenciale në Shqipëri, interesin me të lartë e ka bregdeti, por edhe Tirana.

Të huajt që janë të interesuar për të investuar në Tiranë, vijnë kryesisht nga Italia, Polonia, Cekia, Gjermani dhe SHBA.