Ja kur pritet lançimi i Xiaomi 12 dhe Xiaomi 12X

Lansimi i Xiaomi 12 dhe Xiaomi 12X mund të bëhet në dhjetor, sipas një rrjedhje të re që sugjeron se seria e ardhshme e ‘smartfonëve’ të nivelit të lartë të kompanisë mund të zbulohet në javët e ardhshme. Sipas medieve të huaja, Xiaomi 12 dhe Xiaomi 12X pritet të kenë ekrane të lakuar.

Megjithatë kompania ende nuk ka publikuar detaje zyrtare në lidhje me specifikimet dhe çmimin.

Rrjedhjet e mëparshme kanë sugjeruar se Xiaomi 12 mund të lansohej në një ngjarje në dhjetor, por një raport i ri sugjeron se kompania mund të lansojë gjithashtu edhe Xiaomi 12X së bashku me produktin kryesor të kompanisë, si pasardhës të mundshëm të Mi 11X i cili u lansua vitin e kaluar.