Ja pse marketingu i biznesit tënd duhet të automatizohet

Konsulentët e marketing-ut të GeldTrade shpjegojnë se qëllimi kryesor i automatizimit të marketingut, në thelb, është optimizimi.

Nga optimizimi i kohës së stafit, deri te vendimmarrja se në cilin konsumator duhet të fokusohet ekipi juaj i shitjeve, mundësitë që të ofron automatizimi i marketingut shkojnë shumë përtej thjesht automatizimit të tasqeve repetitive të stafit.

Më poshtë keni pesë benefitet kryesore të implementimit të një ‘tool’-i apo ‘solution’ për marketingun e biznesit tuaj.

  1. Redukto kostot e stafit

Me ndihmën e një software-i automatizues, një punonjës mund të konkurrojë me një ekip marketingu dhe shitjeje me 50 persona. Këtë e bën duke iniciuar fushata marketingu të cilat nxiten automatikisht bazuar në kritere të veçanta.

Disa muaj pas ndërtimit të këtyre fushatave të automatizuara, biznesi apo kompania juaj mund të dërgojë email-e të personalizuara çdo ditë në autopilot.

  1. Rritje të ardhurash

Duke automatizuar shitjet e kryqëzuara, shitjet në rritje dhe ndjekjet e klientëve, do vëreni një rritje në të ardhura dhe në vlerën që shpenzon një klient i vetëm tek ju. Kur e kombinoni këtë me menaxhim dhe prioritizim më të mirë, mund të vërëni dhe një kthim investimesh shum herë më të mirë.

  1. Përmirëso ndjenjën e përgjegjësisë së ekipit të marketingut dhe të shitjes

Automatizimi i marketingut e bën shumë të qartë se kush janë pengesat në kompaninë tënde, për shkak të proceseve të definuara qartë, dhe pamjes së plotë të të gjithë procesit të punës që të ofron.

Nëse marketingu po gjen konsumatorë potencialë, por asnjë nuk kualifikohet drejt departamentit të shitjeve, atëherë departamenti i marketingut automatikisht merr ‘feedback’ që diçka duhet të përmirësohet në fushatën që lançojnë.

Ky sistem feedback-u jo vetëm që shmang bisedat e vështira, por gjithashtu përmirëson përgjegjësinë e stafit dhe siguron që çdo departament të kuptojë se ku çalon puna.

  1. Bëhuni më efikas

Pa marrë parasysh madhësinë e ekipit, sasia e resurseve që keni për t’u rritur është e limituar. Automatizimi i marketingut të mundëson të marrësh më shumë nga ekipi, në orët që ata janë në dispozicion për ty.

  1. Më pak përsëritje, më shumë kreativitet

Kur zëvendëson punë repetitive manuale me rregulla dhe fushata të automatizuara, në mënyrë të natyrshme hap kohë që stafi të fokusohet në detyra më kreative.

Kjo ka benefite të qarta në produktivitetin dhe efikasitetin e stafit, por ndikon shumë edhe në kreativitetin dhe përgjithësit në lumturinë e tyre, pasi ke zëvendësuar detyrat e tyre të përsëritura me punë kreative.

Automatizimi i marketingut është themeli i bërjes marketing në shekullin e 21, duke të të lejuar të rrisësh përhapjen e fushatave, të arrish konsumatorin më lehtësisht, dhe t’i demonstrosh të gjitha këto me rritje të të ardhurash.