Kanionet e Holtës, një destinacion që nuk duhet humbur nga aventurierët dhe të apasionuarit pas natyrës

Për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, Kanionet e Holtës mbeten një prej veçorive të natyrës shqiptare. Vetëm 80 kilometra larg nga Tirana ndodhet kjo veçori e natyrës se pasur.

Me një gjatësi prej 3.5 kilometër Holta në Gramsh përben një peizazh mahnitës. Format e veçanta shkëmbore krijuar nga rrjedha e ujërave të kristalta, pjesë e të cilave janë dhe ato termale.

Holta është një zonë turistike e pa eksploruar akoma masivisht edhe për shkak të terrenit të saj të thyer, por kjo nuk i pengon aventurierët e lartësive dhe të apasionuarit pas natyrës.

Pranë Kanionit ndodhen shpella e Kabashit e krijuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë me dukuri të shumta karstike.
Holta mbetet ndër veçoritë shqiptare dhe destinacioni i duhur për fundjavën e veçantë dhe plot adrenaline.