Kënaqësia në punë apo paga, çfarë është më e rëndësishme?

Disa thonë që “punonjësit nuk shkojnë në punë për t’u kënaqur” por a qëndron me të vërtetë kjo për vendet moderne të punës? Përgjigja është: Jo. Madje, vendet e sotme të punës secilën herë e më shumë po kujdesen që anëtarët e saj të kompanisë të ndihen mirë dhe të kënaqen gjatë orarit të punës.

Çfarë do të thotë të kënaqesh në punë? Kënaqësia në punë është matje e asaj se sa të lumtur janë punonjësit me punët e tyre dhe si ndihen ata me aspekte individuale të punës, si kultura e kompanisë, menaxhimi dhe detyrat që i bëjnë çdo ditë. Ky term përdoret zakonisht nga departamentet e burimeve njerëzore për ta përcaktuar sa janë të lidhur punonjësit me pozitat e tyre dhe mjedisin e punës.

Paga e mirë apo kënaqësia në punë?

A blihet lumturia me para? Nëse tani u përgjigje me PO, atëherë nuk paskeni dëgjuar për raportin e Harvard Business Review. Sipas tij, 9 në 10 punonjës do ta ndërronin një përqindje të pagës së tyre për të pasur pak kënaqësi në vendet e tyre të punës. Kjo është një shifër që tregon se shumica dërrmuese e të rriturve në fuqinë punëtore do të donin të punonin çdo ditë dhe të kishin marrëdhënie shumë të mira në vendet e tyre të punës, sesa të kishin një pagë të lartë, por pa kënaqësi në punë.

Si punëdhënës, është mirë që ta dini se një vend me kënaqësi në punë tregoni që ju fillimisht e vlerësoni kompaninë tuaj, e pastaj edhe raportet njerëzore. Një ambient i tillë e krijon një vend më të shëndetshëm dhe e balancon jetën e punonjësve punë – shtëpi. Duke bërë kështu i mbron biznesin nga largimi i shpeshtë i punonjësve të palumtur.

Punëdhënësit duhet që ta kuptojnë se nuk ka marketing më të mirë se një punonjës i lumtur.

Llojet e kënaqësisë në punë

Kënaqësia vlerësuese: Përfshinë sesi ndihet një punonjës për punën në përgjithësi – nëse e pëlqen apo nuk e pëlqen përvojën e punës.

Kënaqësia njohëse (kognitive): Tregon nëse një punonjës ndihet i sfiduar mendërisht ose i stimuluar nga puna e tij. A e konsiderojnë atë interesante dhe tërheqëse?

Kënaqësia e sjelljes: I referohet sjelljes së punonjësve dhe sjelljes së të tjerëve në vendin e punës. A ndihet punonjësi mirë me punën e tij dhe a besojnë ata se ai janë një punëtor i besueshëm dhe i palodhur? A trajtohen punonjësit mirë dhe me respekt nga të tjerët?

Si matet kënaqësia?

Janë një numër metodash për matjen e kënaqësisë së punonjësve në biznesin tuaj. Vëmendja në këtë pjesë dhe nxitja e kënaqësisë te punonjësve manifestohet me:

Ruajtjen e punonjësve më të mirë

Kulturën e kompanisë më pozitive

Nxitë produktivitetin

Për të matur këtë duhet të:

Kryeni studim të kënaqësisë së punonjësve

Përdorni Indeksin e Kënaqësisë së Punonjësve

Të keni takim me secilin punonjës veç e veç

Të përdorni softuere të cilat mundësojnë të merrni reagime anonime të punonjësve

Implementoni kuti të sugjerimeve

Si bëhet indeksi i kënaqësisë?

Indeksi i kënaqësisë së punonjësve është formula më e mirë përmes të cilës matet ndjenja e lumturisë te punonjësit e një kompanie. Çfarë duhet të bëni? Pyesni punonjësit me tri pyetje duke kërkuar që për secilën pyetjet të tregojnë sa e kanë nivelin e kënaqësisë prej numrit 1 deri në 10! Këto pyetje janë:

Sa të kënaqur jeni në punë?

Sa shumë puna juaj i përmbushë pritshmëritë tuaja?

Sa afër është vendi i punës ku punoni me atë që ju e konsideroni si puna ideale?

Pasi që punonjësi të ketë dhënë për secilën mblidhni ato dhe pjesëtoni me numrin tre.

IKP=Vlera e pyetjeve/3 x 100

Pas kësaj formule do të përfundoni në mes të numrave 0 dhe 100. Sa më i madh numri i fituar aq më të kënaqur punonjësit.

Si ta rrisni kënaqësinë e punonjësve?

Jepni përparësi shëndetit të punonjësve

Për të punuar shumë, punonjësit duhet që të jenë të shëndetshëm fizikisht por dhe nga ana psikike. Kështu që, nëse dëshironi që punonjësit të jenë të lumtur dhe të kenë paraqitje të mirë gjatë ditës, atëherë duhet të kujdeseni për mendjen dhe trupin e tyre. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që t’i jepni hapësirë një orë në ditë ta kenë pushimin e drekës, të kenë hapësirë ku mund të shtrijnë trupin e tyre, ta kenë të lejuar që të marrin gjëra ushqimore me vete në zyre, t’i ofroni mundësi anëtarësimi në fitnes etj.

Investoni në trajnime dhe zhvillim

Punonjësit tuaj mund edhe të punojnë për ju, sepse kanë interes në atë fushë dhe dëshirojnë që t’i zhvillojnë karrierat e tyre përtej rolit që kanë në atë kompani. Mos keni frikë që të investoni në punonjësin tuaj, pavarësisht asaj që ai ka në mendje! Ky punonjës do të jetë më i motivuar për të punuar dhe mësuar, por edhe do të ketë ndjenjë dhe mendime pozitive për kompaninë.

Ofroni paga konkurruese

Lumturia jashtë zyrës nxitë më shumë punonjës të kënaqur në punë. Prandaj, mos i lini që punonjësit të shkojnë në një vend tjetër të punës, por bëni pagat tuaja konkurruese në treg!

Trajtoni punonjësit me respekt

Pavarësisht sesa dëshironi që biznesi juaj të punojë shumë dhe të ketë sukses, nëse i trajtoni punonjësit si në epokën industriale, nuk do ta japin më të mirën prej vetes. Të qenit i afërt dhe i arsyeshëm dhe nxitja e bisedave të zakonshme për t’i njohur më mirë punonjësit, i bën ata të ndihen më të vlerësuar dhe që kanë kujdes në vendin e punës.