Këshilla për t’u ndjekur: Çfarë të veshim që të dukemi më elegante!

Përgjithësisht, është krijuar ideja se të veshurit rroba të gjera e bën siluetën të duket më e hollë. Por është thjesht koncept i gabuar! Prandaj duhet të provoni të vishni për shembull një pallto të shkurtër e të ngushtë në vend të tjetre më të gjerë.

Këshilla për t'u ndjekur: Çfarë të veshim

Mos kini frikë të provoni veshje njëngjyrëshe; ato ju tregojnë më të hollë.

Këshilla për t'u ndjekur: Çfarë të veshim

Mundohuni t’i kushtoni rëndësi edhe materialit të rrobave: rrobat e bëra me copa të holla dhe të ngushta do të nxjerrin në pah “mangësitë” e trupit tuaj. Në të dyja fotot është përdorur detaji i rripit të lidhur në mes, por sigurisht që duket shumë më mirë në rastin e dytë, ku copa është më e plotë dhe qëndron si “e ngrirë”.

Këshilla për t'u ndjekur: Çfarë të veshim

Edhe kombinimet me bazë kontrastit kanë rëndësinë e tyre. Imazhi në të majtë ka disa gabime: ka shumë kontrast midis pjesës së sipërme dhe asaj të poshtme, format duket sikur ndahen në dysh dhe duken më masive. Në rastin e dytë, kur eleminohet trikoja e gjerë, krijohet një siluetë më e hollë.

Këshilla për t'u ndjekur: Çfarë të veshim

Vijat vertikale veprojnë si “mashtrues” dhe e bëjnë formën vizuale të duken shumë më mirë. Prandaj përdorini më shpesh në veshjet tuaja.

Këshilla për t'u ndjekur: Çfarë të veshim

Shmangini aksesorët e bezisshëm: për shembull çanta e madhe dhe bluza me mëngë të shkurtra në ngjyrë të kuqe e ngarkon imazhin dhe dukeni si të ngarkuara.

Këshilla për t'u ndjekur: Çfarë të veshim

Tregoni kujdes edhe me veshjet me printe. Mos zgjidhni rroba me printe të çrregullta, sepse ky stil si “rroba gjumi” nuk mund të na shkojë të gjithëve.

Këshilla për t'u ndjekur: Çfarë të veshim