Këto janë 12 mënyra të thjeshta se si ta zhvilloni kreativitetin tuaj

Kreativiteti nuk është një tipar bardh e zi, “e ke apo nuk e ke”. Kreativiteti nuk është një tipar fiks. Sigurisht, disa prej nesh kanë lindur me njëfarë dhuntie, ose një shtytje drejt kreativitetit. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë ne nuk mund ta nxisim kreativitetin tonë.

E vërteta e thjeshtë është se kreativiteti është i trajnueshëm. Edhe nëse keni frikë se nuk jeni në thelb krijues, ju mund ta zhvilloni lehtësisht kreativitetin tuaj me disa zakone të thjeshta, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

Mbani një ditar. Thjesht shkruani, shprehini aty mendimet tuaja, ndjenjat, idetë etj.

2. Vizatoni. Nuk ka rëndësi si apo çfarë vizatoni, thjesht bëjeni. Qëllimi i tij është zbulimi i vetvetes.
3. Ecni. Dilni për të marrë ajër të pastër, shihni dhe vlerësoni gjërat rreth jush.
4. Ushtrohuni fizikisht. Bëni shëtitje, vraponi, ose bëni ushtrime të ndryshme fizike. Do t’ju ndihmojë të mbani aktive mendjen dhe trupin tuaj.
5. Argëtojeni veten. Luani lojëra të ndryshme, shah, puzzle, apo lojëra të ndryshme argëtuese me miqtë tuaj.
6. Mëso diçka të re dhe fli. Jepi kohë trurit të çlodhet me pushime 60-90 minutëshe, ose bëni një gjumë rreth 8 orë çdo natë.
7. Mos u ndalni asnjëherë për të mësuar. Lexoni vazhdimisht, ndiqni kurse të ndryshme. Jini kuriozë për të marrë më shumë njohuri.
8. Dëgjoni muzikë. Muzika e lumtur (klasike, instrumentale, ose çdo muzikë tjetër që ju pëlqen), ju ndihmon padiskutim në kreativitetin tuaj.
9. Qetësohuni. Kur jeni të stresuar, nuk mund të mendoni dot me pozitivitet. Minimizojini shpërqendrimet, qetësohuni dhe meditoni.
10. Thyejeni rutinën tuaj. Në vend që të shihni email-et tuaja çdo mëngjes, niseni ditën më mirë me një video gazmore në YouTube. Konsumoni diçka ndryshe në mëngjes. Ndiqni një rrugë tjetër për në punë. Bëni diçka ndryshe nga rutina e përhershme.
11. Mbani një bllok ku të shënoni gjithë punët që keni për të bërë gjatë ditës, sidomos nëse do të keni një ditë të ngarkuar. Kjo gjë do t’ju ndihmojë dhe strukturojë pamasë.
12. Hani shëndetshëm. Të ngrënit e shëndetshëm forcon aftësitë konjitive, humorin dhe fuqitë (konsumoni vezë, banana, fruta të thata, perime të ziera etj).