Ku të investoni në prona te patundshme në Shqipëri?

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se investimi në prona te patundshme është një dilemë që do ta kemi gjithmonë, prandaj po ju ndihmojmë duke ju treguar se në cilat qytete ia vlen ky lloj investimi duke parë dhe tregun aktual.

Vija bregdetare

Përparësitë e plazheve shqiptare, të cilat janë ende të pazbuluara, në ndryshim me pjesën tjetër e plazheve mbarëbotërore, qëndrojnë në faktin se ato mbeten destinacione madhështore, por me kosto të ulët pushimi, sidomos ne prona te patundshme.
Mund të marrim shembullin e Ksamilit, i cili ofron ujë të pastër kristal, shezlonge dhe çadër plazhi për më pak se 2 euro, një vakt të mirë të përballueshëm për një person për më pak se 5 euro dhe një bujtinë/hotel në afërsi të detit për më pak se 50 euro.
Dhe ne marrim parasysh sezonin e pikut të verës.
Ju gjithashtu keni mundësinë të blini bileta fluturimi me kosto të ulët për Korfuz, pasi është vetëm 30 minuta larg Sarandës.
Dua të them, çfarë do të dëshironit më shumë se kaq?
Ky ishte vetëm një shembull i destinacioneve që Shqipëria ofron për ju si vizitorë, si Himarë, Sarandë, Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe shumë të tjera.
Duke pasur parasysh faktin se cilësia e shërbimeve po përmirësohet dhe infrastruktura po ashtu, Shqipëria është destinacioni i ri i preferuar edhe për investitorët e huaj.

Shqipëria e Veriut

Alpet Shqiptare, Thethi, Lura, Razmi, Valbona ose Vermosh janë vendet më të njohura turistike. Atje do të keni mundësi të shijoni pamjen mbreslënëse të liqeneve dhe alpeve tona, si dhe të shijoni ushqimin e shijshëm tradicional.
Le të zhvendosemi pak më në jug të pjesës veriore.
Mund të zgjidhni plazhet veriore si Shengjin, Rana e Hedhun dhe Velipoja. Destinacionet të cilat mbeten ende të pashfrytëzuara plotësisht, janë ato në cilat duhet të fokusoheni më tepër, sepse janë më të strukturuara, ndërtesat ndjekin një stil arkitekture të caktuar dhe janë më të mirëorganizuar.

Tirana dhe Durrësi

Gjithmonë mund të investoni në Tiranë dhe Durrës, kryeqytetin dhe qytetin më të afërt bregdetar me të. Tirana është qendra e biznesit dhe tërheq shumë investitorë të huaj. Kohët e fundit menaxhimi i apartamenteve të AirBnB ka prevaluar mbi hostelet dhe hotelet.
Çfarë mund të bëni është që të blini një apartament dhe ta ristrukturoni atë sipas kërkesave të tregut ndërkombëtar. Mund të jetë ose në Tiranë dhe të shfrytëzohet gjatë gjithë vitit, ose në Durrës, kryesisht gjatë kohës së verës. Sido që të jetë, ka shumë mundësi që këto qytete ju ofrojnë. Për më tepër, midis Tiranës dhe Durrësit është gjithmonë Rinasi, ose aeroporti “Nënë Tereza”.
Për momentin, pavarësisht projekteve të ndryshme për aeroportet e tjera, Tirana është qyteti i vetëm që ka një të tillë. Kjo do të thotë se fluturimet me kosto të ulët ende nuk janë në gjendje të operojnë në Shqipëri edhe pse ka disa linja që fluturojnë në Itali dhe Budapest. Ekziston mundësia për të fluturuar me kosto të ulët në Korfuz, Greqi ose në portin e Durrësit dhe Vlorës me traget.

Divjaka

Një tjetër këshillë për ju është të shihni Divjakën dhe Parkun Kombëtar të Karavastasë. Ndër më të mëdhenjtë në detin e Mesdheut, laguna e Karavastasë është e njohur për rëndësi të nivelit ndërkombëtare nën Konventën Ramsar. Për shkak të numrit të specieve që jetojnë në zonë dhe karakteristikave të detit, është e domosdoshme të merret në konsideratë për investime të ardhme. Do të ishte një tërheqje e përkryer për turistët që duan të eksplorojnë një park me rëndësi ndërkombëtare ose të lahen në plazhin e Divjakës, që ka për karakteristike bregun e gjerë ranor.

Jugu i Shqipërisë

Eshtë e pashmangshme të flasësh për Jugun e Shqipërisë, i cili frekuentohet jo vetëm nga grupe të rinjsh të cilët pëlqejnë aventurën, por edhe nga familjarë. Vija bregdetare është më shumë se 363 kilometra dhe plazhet lënë një gjurmë në përvojën tuaj të udhëtimeve jetësore.
Le të fillojmë nga Vlora me plazhe të kristalta qartë si Orikumi, Radhima, Jonufra dhe kështu me radhë. Pastaj shkojmë drejt Llogarasë, e cila ofron një pamje të mrekullueshme të detit Jon.

Plazhet e detit Jon janë të të gjitha shijeve. Dhermiu ju lejon të arrini në Shpellën e Piratëve, e cila është një vend magjik me ujë blu të thellë. Pastaj gjiri i mahnitshëm i Gjipesë ku ju mund të arrini në vendin ku mund të bëni plazh nëpërmjet një shtegu të ngushtë, ose me makina fuoristrada. Drimadhe gjithashtu është i njohur për plazhin me guralecë të bardhë dhe bimësi të dendur.
Vazhdojmë me Llamanin, të frekuentuar shumë nga të rinjtë për diversitetin e argëtimit që ofron dhe muzikën e mirë. Një vend tjetër për të mos humbur është gadishulli i Porto Palermos që gjatë Luftës së Dytë Botërore është përdorur nga ushtarët italianë. Aty ndodhet dhe kalaja e Ali Pashë Tepelenës, një nga figurat më të fuqishëm në periudhën e pushtimit osman në Shqipëri.

Më tej ndodhet plazhi i Borshit, I cili shtrihet për më tepër se 3 kilometra, njëkohësisht bregu më i gjatë i Jonit në Shqipëri. Vijmë te Saranda, të cilën e kemi përmendur në artikujt e mëparshëm për cilësinë e shërbimit dhe shumëllojshmërinë e plazheve që ofron. Në rrethin e saj përfshihen vende të tilla si Ksamili, Manastiri, Pasqyrat dhe qyteti antik i Butrintit, i cili është një tërheqje turistike për ndërkombëtarët në vite.
Ne nuk i përmendëm sa më lart pa asnjë arsye, por t’ju bëjmë me dije se në fushën e ndërtimit, mundësitë tuaja janë mjaft të pasura me atë cka natyra shqiptare ofron.
Nuk ka asgjë më pak nga pikat e mirënjohura europiane të turizmi, vecse me një ndryshim, çmimet janë shumë më të lira. Ju si investitor mund të bëni një tur dhe të shihni se ka akoma mundësi të arta investimi nga veriu në jug.