Kush janë 14 konkurrentët e “Dancing With the Stars Albania”?

Skenë gjigante, shumë muzikë dhe kërcim i çmendur… Me këngën ikonike të Whitney Houston, “I Wanna Dance With Somebody”, nisi spektakli i kërcimit “Dancing With the Stars Albania”.
14 konkurrentët zbritën në skenë, ku performuar kërcimin e tyre të parë. Ky është vetëm fillimi i një programi që zotohet të mbajë teleshikuesin të mbërthyer çdo të premte, ku do të transmetohet ‘live’ në ekranin e Top Channel.

  • 1.Albani dhe Odeta
  • 2.Irini dhe Eltjoni
  • 3.Sara dhe Luixhino
  • 4.Arbri dhe Erisa
  • 5.Deborah dhe Niko
  • 6.Genti dhe Emanuela
  • 7.Iliri dhe Frenki
  • 8.Arditi dhe Jora
  • 9.Elhaida dhe Lediani
  • 10.Megi dhe Jurgeni
  • 11.Salsano dhe Lori
  • 12.Julka dhe Silvester
  • 13.Isli dhe Ledia
  • 14.Elona dhe Anxhelo

Spektakli moderohet nga Bora Zemani, ndërsa në ‘Gold Room” qëndron Eno Popi. Juria e “Dancing with the Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar. Kryetar i jurisë është Kledi Kadiu, i cili do të japë pikë për çiftet konkurruese, së bashku me anëtarët e tjerë të jurisë, Valbona Selimllari, Dalina Buzi dhe Armand Peza.