Maja e Çikës, çatia e rivierës shqiptare

Maja e Çikës është çatia e rivierës shqiptare, e përmendur dhe nga Lord Bajroni. Shpatet e malit bien mbi det duke ndarë detin Jon nga luginat e malësive të jugut.

Mali i Çikës ka një lartësi prej 2045 dhe mjaft i rrahur nga alpinistët profesionistë.

Maja e Çikës është një nga atraksionet turistike që përfshihet në guida e nëse e merr përsipër këtë aventuar teksa ngjitesh pamja që të ofron të mban frymën pezull. Prej saj sheh gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit dhe atë grek të Korfuzit.

Më tutje mes blusë janë plazhet e Himarës, Dhërmiut, Jalës e Palasës.

Majën e Çikës e kanë vizituar dhe alpinistë profesionistë nga e gjithë Europa. Rrugës do të takosh dhe barinjtë e zonës të cilët tregojnë se bimësia e egër e kreshtave të jugut është ushqimi i duhur për bagëtitë.