Mbi 126 mijë biznese në vend, rritje me 8.3% nga viti i kaluar

Në vendin tonë numërohen mbi 126 mijë biznese aktive. Shifra flet për rritje të tyre në raport me vitin e kaluar, ndërsa numri i sipërmarrjeve që ka falimentuar është më i ulët.

Numri i bizneseve u rrit gjatë tetë-mujorit të këtij viti. Drejtoria e Tatimeve thotë së në muajin gusht, ishin 126 mijë biznese aktive, ose 5% më shumë se gushtin e vitit të kaluar.

Edhe në raport me 8-mujorin e vitit të kaluar rritja është mbi 8%. Nga ana, tjetër, ka pasur këtë periudhë edhe biznese të mbyllura , por në nivelin 7.6%.

Për qeverinë, shifrat tregojnë se klima për të hapur një aktivitet privat është e mirë e me këtë ecuri, edhe pritshmëritë për muajt në vazhdim janë pozitive.

Të dhënat tregojnë se çelja e NIPT-eve të reja për sipërmarrje private, është e lidhur edhe me zgjerimin e ndërtimeve të reja, të cilat në katet e tyre të para prenotohen.