Mercedes do të ndërtojë motorë elektrikë me performancë ultra të lartë në Berlin

Mercedes njoftoi se do të ndërtojë motorë elektrikë “me performancë ultra të lartë” në objektin e tij të prodhimit në Berlin, bazuar në teknologjinë e fituar përmes blerjes së YASA.

Sipas mediave të huaja, kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar u ble këtë verë, duke i dhënë Mercedes qasje në teknologjinë e saj motorike.

Sipas YASA, motorët aksialë ofrojnë 30 për qind më shumë densitet çift rrotullues sesa ato radiale konvencionale.

Teknologjia e saj, në mënyrë specifike, zvogëlon masën e hekurit të statorit deri në 80 për qind, gjë që ofron një avantazh prej 30 për qind të densitetit të fuqisë dhe zgjeron gamën e një automjeti deri në pesë për qind.